Ngjarje

Shantazhoi grekun se do t’i publikonte video intime dhe i mori 4 mijë euro, në pranga 47-vjeçari

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë teksa nëpërmjet shantazhimit për një periudhë 3-vjeçare, ka përfituar nga një person nga Greqia 4000 euro. K. Joga i ka përfituar paratë duke kërcënuar se do t’i publikonte grekut biseda, foto dhe video intime.

Me të njëjtën skemë, 47-vjeçari ka përfituar dhe nga persona të tjerë po me origjinë greke shuma të konsiderueshme që variojnë nga 30 000 deri në 40 000 euro. Sakaq, hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

47 vjeçari, banues në Korçë, akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë