Shendet

Shanghai në izolim prej marsit nga Omicron BA.2, dyshime për 48 vdekjet ‘zyrtare’

Gazeta Si – Rriten rastet e Covid-19 në Shangai (23,370 këtë të shtunë) dhe fundi i bllokimit po shtyhet përsëri.

Nga pikëpamja biologjike, nënvarianti Omicron BA.2 që goditi Shangain dhe e shtyu atë në mbyllje, nuk ndryshon nga ai që qarkullon në pjesën tjetër të botës.

Në Europë, si në metropolin kinez, mbizotërojnë rastet asimptomatike. Tendenca e valës ishte gjithashtu e ngjashme: një rritje e infeksioneve, më pas një stabilizim i numrave dhe në fund një zbritje pa kurbë.

Sidoqoftë, sipas shifrave, Shangai dhe Kina po përballen me një pandemi të ndryshme nga ajo që pjesa tjetër e botës ka vendosur ta menaxhojë pa më shumë bllokime dhe mbyllje.

Vala në Shangai filloi më 1 mars dhe deri më 17 prill, kur infeksionet kishin kaluar 350 mijë raste, autoritetet nuk kishin raportuar asnjë vdekje, vetëm një duzinë pacientësh të sëmurë rëndë.

Megjithatë, prej ditësh, në mediat sociale kanë qarkulluar zëra për dhjetëra vdekje të shkaktuara nga Covid-19 në spitale.

Ddëshmi të hollësishme janë mbledhur nga gazeta “Ëall Street Journal” dhe BBC. Por zyrtarët politikë heshtën.

Pak infeksione simptomatike, pa vdekje me presidentin Xi Jinping, i cili kërkoi të minimizohej ndikimi i Covid-19 në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Megjithatë, pasi përjashtuan mundësinë e ndalimit të Shangait, zemra financiare dhe tregtare e Kinës, më 28 mars autoritetet vendosën ta mbyllin.

Bllokimi i Shangait duhej të zgjaste gjithsej 8 ditë, por ka vazhduar pafundësisht për gati një muaj.

Mungesa e vdekjeve dhe përqindja shumë e lartë e njerëzve asimptomatikë, kanë nxitur dyshimet e popullit të Shangait për një strategji ekstreme shëndetësore.

Rreth 26 milionë qytetarë të mbyllur në shtëpi, mungesa në furnizimin e nevojave themelore, kushte spitalore në qendra karantine.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të mosmarrëveshjeve të paprecedentë për Shangain.

Ndoshta për të bindur njerëzit për rrezikun e situatës virale, më 18 prill, Komisioni Shëndetësor i Shangait njoftoi vdekjet e para.

Bëhet fjalë tre pacientë, midis 89 dhe 91 vjeç, që vuanin nga sëmundje të rënda të mëparshme.

Nga 18 prilli, numri i të vdekurve ka arritur në 48, të përshkruar gjithmonë si pacientë midis 65 dhe 101 vjeç dhe me sëmundje kronike, të pasuara nga Covid-19.

Pra, nga 1 marsi, kur u regjistruan infeksionet e para të kësaj vale (32), e deri më sot, kur numri total i pozitivëve të identifikuar, ka shkuar në 466,000, vdekjet janë vetëm 48.

Numrat e pandemisë në Kinë janë të diskutueshme: për dy vitet e para, autoritetet anketuan vetëm raste simptomatike.

Në këtë valë të re, ata kanë vendosur të komunikojnë edhe ato asimptomatike, që janë rreth 95% e totalit.

Sa i përket vdekjeve, nga viti 2020 deri në fillim të 2022-it, Kina kishte numëruar 4.600: 3 vdekje për milion banorë; Shtetet e Bashkuara 970,000 vdekje: 2,900 për milion qytetarë.

Për muaj të tërë, qeveria e Pekinit ka shpallur epërsinë e modelit të kontrollit të “Tolerancës Zero” ndaj “kaosit perëndimor”.

Pas katastrofës së Wuhan-it (ku u regjistruan pothuajse të gjitha 4600 vdekjet kineze midis janarit dhe fundit të marsit 2020), vetëm Hong Kongu u sulmua nga një valë vdekjeprurëse e kësaj pandemie.

Ishte ndoshta përshtypja e madhe e krijuar nga shembulli i Hong Kongut që e shtyu qeverinë qendrore të Kinës të vendoste bllokimin e parë në Shangai më 28 mars dhe ta ruante atë për një kohë të pacaktuar.

Mes 7.2 milionë banorëve të Hong Kongut, vala e shkurt-mars shkaktoi rreth 1.2 milionë infeksione dhe 9000 vdekje dhe sistemi spitalor kaloi në kolaps.

Shangai është qyteti më i pasur në Kinën kontinentale, ai krenohet me një zhvillim dhe një standard jetese të krahasueshëm me atë të Hong Kongut.

Gjithashtu, përqindja e të moshuarve dhe ajo e të vaksinuarve në të gjitha grupmoshat, janë të ngjashme midis dy qyteteve, llojet e vaksinave të administruara janë të njëjta (ato të zhvilluara nga industria farmaceutike në Pekin, të cilat ofrojnë mbrojtje disa pikë përqindjeje më poshtë se ato perëndimore).

A është i mundur një ndryshim kaq i theksuar në kurbën e vdekshmërisë Covid-19?

Në Hong Kong 9000 të vdekur; në Shangai, i cili ka më shumë se trefishin e banorëve, vetëm 48 të vdekur.

Një studim i sapo publikuar nga revista shkencore, “The Lancet”, zbuloi se nga janari 2020, deri në nëntorin e kaluar, 195 vdekje nga SARS-CoV-2 për 100,000 njësi të popullsisë, janë regjistruar mesatarisht në mbarë botën (298 në Shtetet e Bashkuara; 376 në Rusi; 188 në Gjermani; 168 në Britaninë e Madhe; 375 në Itali; 315 në Spanjë; 76 në Japoni).

Ka dallime në raportimin e vdekjeve, siç dihet diskutohet për “vdekjet nga Covid” dhe “vdekjet për të cilat Covid ishte një faktor shtesë”.

Por sido që të llogariten, shifra kineze është befasuese: 1 vdekje në 100.000 banorë!

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë