Futboll

Shancet për fitimin e Champions League 25/26

Nga Gazeta Si – 24 skuadra të ndryshme kanë fituar European Cup/UEFA Champions League që sot starton sezonin e 71.

Paris Saint-Germain e nis edicionin 2025-26 si Kampion në fuqi pas titullit të parë në përfundim të mbrëmjes dhe shifrave 5-0 ndaj Inter për fitoren më të thellë në një Finale të UCL/European Cup.

Por kush do të jetë fitues i këtij sezoni? Superkompjuteri i Opta-s kreu 10000 has simulimet për sezonin e ri dhe parashikimet nxjerrin në krye skuadrën e Liverpool.

20.4% favorizojnë kampionët në fuqi të Premier League që u eleminuan në raund e 16 më të mirëve nga PSG, sezonin e shkuar.

Rivalët më të mëdhenj të bandës së Arne Slot janë rivalët e Premier League, Arsenal me 16.0%, ndërsa PSG ka 12.1% mundësi të mbrojë titullin.

Man City që e fitoi kompeticionin në sezonin 2022-23, 8.4% shance, ashtu si Barcelona. Kampioni i Botës për klube, Chelsea ndjek me 7.0%, Real Madrid me 5.8% dhe Bayern Munich me 4.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë