Tradhëtia e futbollistit të famshëm Gerard Pique ndaj ish-partneres së tij Shakira, ka rezultuar fitimprurës për këtë të fundit. Pas këngës së parë “Tipo como tu” që rezultoi një hit ndërkombëtar, këngëtarja po përgatit një tjetër projekt.
Sipas mediave spanjolle, ajo po bën një dokumentar ku do të tregojë historikun e tradhëtive të Piques.
Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë Latine Grammy në Sevilje dhe në ditën kur doli në gjykatën e Barcelonës pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.
Dokumentari pritet që të publikohet në vitin 2024. Vetë këngëtarja nuk ka dhënë detaje mbi projektin e ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.