Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini ka deklaruar se është zgjeruar skema e “Librave Falas” ku do të përfshihen më shumë nxënës përftues. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” Ministrja Shahini ka shkruar se do të përfitojnë falas librat nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12.
Ministrja ka shkruar se skema mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh do t’i vijë në ndihmë 250 mijë nxënësve, veçanërisht atyre romë dhe egjiptianë të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë për sa i përket braktisjes së shkollës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




