. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Ministja Shahini deklaroi se ditën e sotme janë zhvilluar konsultime mes Zëvendësministres Nina Guga, drejtorëve të MASR – Zamira Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi – me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillit Kombëtar të Prindërve, sindikatave e arsimit dhe organizatave të ndryshme.
Sipas Shahinit masat e ndërmarra deri më tani nga MASR, mënyra e zhvillimit të mësimit, detajimi final i udhëzuesit për vitin e ri shkollor, ishin disa prej temave të trajtuara në këtë konsultim mes përfaqësuesve të MASR dhe palëve të tjera.
Ndërkohë, Ministrja Shahini nënvizon se në fokus të punës së MASR, “qëllim kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.