Nga Gazeta ‘Si’- Në një seancë tepër të tensionuar, Endrit Shabani është betuar në Kuvendin e Shqipërisë si Avokati i ri i Populli.
Me thirrjet “Dil përjashta”, zhurmës dhe përplasjes me Gardën, kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit të Endrit Shabanit.
Teksa deputetët e opozitës kishin zënë një pjesë të ulëseve të ministrave, Shabani bëri betimin nga krahu tjetër, ndërsa pasi tha “Betohem”, i dhuroi edhe një puthje dhe u largua nga salla me shpejtësi.

Opozita, e cila në fakt kishte dhënë firmat për kandidaturën e Shabanit për këtë post, pretendon se firmat ishin vetëm për paraqitjen e kandidaturës në Komision, jo për ta futur për votim në Parlament.
Edhe pse i tërhoqi format, PS e kaloi kandidaturën e Shabanit në seancë dhe e votoi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




