Gazeta Si – Championsi vazhdon sot me ndeshjet e para të grupeve A, B, C dhe D. Në fushë zbresin disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian, ndërsa sfida që pritet me më shumë interes është ajo e Milanos, ku Interi pret Bajernin e Mynihut.
Interi, pas goditjes që mori në derbin me Milanin, synon një strta pozitiv në Champions, por përballë ka një skuadër eksperte si Bajerni.

Trajneri Inzagi, mjaft i kritikuar për zgjedhjet e tij, pritet të bëjë ndonjë ndryshim të vogël sot në mbrëmje. Mungon për zikaltrit sulmuesi Lukaku. Tek Interi ndoshta mund të debutojë në Champions edhe Kristjan Asllani.
Gjermanët e kanë vlerësuar Interin maksimalisht, por bëjnë llogaritë e tyre dhe në këtë transfertë, siç kanë theksuar trajneri Nagelsman dhe portieri Nojer, kërkojnë fitoren e parë.
Napoli pret Liverpulin dhe edhe kjo ndeshje pritet të jetë e fortë dhe e bukur. Barcelona ka një ndeshje më të lehtë në letër, pasi pret në fushën e saj Plzenin e Kristi Qoses.
Champions, faza e grupeve
Sot, ora 18:45
Ajaks-Rejnxhërs
E.Frankfurt-Sporting L
Ora 21:00
Atletiko M.-Porto
Barcelona-Plzen
Bryzh-Bajer L.
Inter-Bajern Mynih
Napoli-Liverpul
Totenhem-O.Marsejë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




