Gazeta Si – Trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar ndaj Çekisë dhe Anglisë më 25 dhe 29 mars.
Në listë bien në sy 11 futbollistë që luajnë në “Abissnet Superiore”, ndërkohë që në sulm rikthehet Indrit Tuci, i cili ka nisur të luajë në Kroaci me Lokomotiva Zagreb.

Ka edhe risi, teksa grumbullohet në kombëtare edhe mesfushori Kleviz Bebeziqi, i Olimpija Ljubjana në Slloveni dhe qendërmbrojtësi Lorik Konjuhi, pjesë e BK Olympic në Suedi.
Kombëtarja U-21 do të përballet me Republikën Çeke në 25 mars, në “Elbasan Arena” dhe po në këtë stadium, 4 ditë më vonë do të presë Anglinë, për sfidat kualifikuese të Europianit U21. Trajneri Alban Bushi komentoi në konferencë shtypi zgjedhjet e tij dhe dy ndeshjet e radhës, ku theksoi se Shqipëria U 21 do t’ua bëjë shërbimin deri në fund, duke synuar fitoren, sidomos ndaj Çekisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




