Nga Gazeta ‘Si’- Një punonjës policie mbeti i plagosur sot nga tifozët në stadiumin “Arena e Demave”, në Tufinë, Tiranë, në nisje të sfidës Partizani-Tirana.
Policia e Tiranës bën të ditur se punonjës i policisë është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
“Gjatë hyrjes në stadiumin “Arena e Demave”, Tufinë, të tifozëve dhe sportdashësve për të ndjekur ndeshjen e futbollit Partizani-Tirana, është goditur me sende të forta një punonjës policie, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, informoi Policia.
Policia e Tiranës po ashtu bën të ditur se janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dy shtetas (tifozë të skuadrës së futbollit Partizani), për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




