Kombetarja

Sfida me Shqipërinë në ‘Air Albania’, trajneri i Çekisë publikon listën

Gazeta Si – Çekia ndjen ende shijen e hidhur që i la barazimi 1-1 me Shqipërinë në Pragë. Më 12 tetor kjo skuadër, e konsideruar favorite në grup, bashkë me Poloninë, përballet sërish me kuqezinjtë, këtë herë në ‘Air Albania’.

Për skuadrën e Silvinjos është një ndeshje përcaktuese dhe synimi është që të ecet në vazhdën e rezultateve të mira të arritura deri tani, ku kuqezinjtë kryesopjnë grupin me 10 pikë. Çekia është 2 pikë më pas dhe Kombëtarja jonë nuk duhet ta humbë kurrsesi këtë ndeshje.

Trajneri i Çekisë, Shihlavi, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e 12 tetorit. Janë thuajse të njëjtët lojtarë me ata që ishin në ndeshjen e Pragës. Mungon sulmuesi i njohur Patrik Shik për shkak dëmtimi, ndërkohë që lojtari më i rrezikshëm i çekëve mbetet Souçek, kapiteni i skuadrës.

Çekia luan pas Shqipërisë me Ishujt Faroe, ndërsa Kombëtarja jonë në tetor ka vetëm këtë ndeshje kualifikuese dhe për datën e pushimit ka programuar një miqësore me Bullgarinë në Tiranë. Pas disa ditësh trajneri Silvinjo do të publikojë listën, ku pritet të ketë risi, me emra që diskutohen si Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë