Futboll

Sfida më e rëndësishme e City: KAS fillon shqyrtimin e ankesave

Dënimi i Uefa-s ka qenë i rëndë: përjashtim për dy vjet nga kupat europiane dhe një gjobë 30 milionë euro. Manchester City ka prezantuar menjëherë ankimimin e sot, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, do të nisë ekzaminimi për të vlerësuar arsyet e paraqitura nga klubi anglez. Seancat dëgjimore duhet të zgjasin rreth tre ditë, por duke parë emergjencën shëndetësore, diskutimet mes palëve do të zhvillohen në distancë, përmes video-konferencës. Kështu, parashikohet që kohët janë të destinuara të zgjaten dhe vendimi duhet të mbërrijë në korrik.

Nëse dënimi do të konfirmohet, e ardhmja e City mund të quhet e kompromentuar. Disa lojtarë, si De Bruyne, kanë treguar hapur shqetësimet e tyre për të qëndruar në një klub jashtë kupave europiane për dy sezone. Më ndryshe rasti i teknikut Guardiola, që është shprehur se do të qëndrojë sido të jetë në krye të City ku, për më tepër, ka marrë edhe ndihmësin që donte, Juanma Lillo, pasi Arteta u largua për të marrë drejtimin e Arsenal. Por, pavarësisht kësaj, nëse nuk do të arrinte objektivin që ka më për zemër, Champions-in, në fund të këtij sezoni, tekniku mund të marrë në konsideratë transferimin në një tjetër klub me ambicie të mëdha në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë