Kombetarja

Video / Shqipëria mposhtet në Pragë në Ligën e Kombeve, Çekia fiton 2-0 pa u lodhur shumë

Gazeta Si – Shqipëria u mposht 2-0 nga Çekia në Pragë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, në një sfidë të dobët, ku nuk arriti të shfrytëzonte ato pak raste për gol për të shënuar.

Përballë një kundërshtari të dobët fizikisht, vendësit kaluan shumë shpejt në avantazh, pa u lodhur shumë, duke tundur rrjetën që në minutën e 3 të takimit me Chory-n, i cili brenda zonës shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtësit Kumbulla.

Pas këtij goli, skuadra e Silvinjos e kishte të vështirë për të dalë përpara dhe si rrjedhojë çekët vazhduan sulmet në kërkim të golit të barazimit.

Rasti i parë i rrezikshëm për Shqipërinë ishte ai i minutës së 24-t, kur Bajrami provoi me një gjujatje të fortë nga jashtë zone, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Mundësi shumë e mirë ishte edhe ajo e minutës së 36-të, ku Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani nuk u kuptuan si duhet në afërsi të zonës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Çekisë, ndërsa fraksioni i dytë, nisi me Shqipërinë më kërkuese.

Në minutën e 52-të, Jasir Asani kishte mundësinë ideale për të barazuar shifrat, por gaboi gjithçka duke gjuajtur mbi traun e portës.

Goditjen e dytë çekët e dhanë në minutën e ‘63, kur Chory i pa markuar në zonë, ia doli të shënojë me kokë 2-0.

Kuqezinjtë tentuan të reagojnë dhe iu afruan golit në dy raste me Asllanin dhe Tucin, goditjet e të cilëve u ndalën nga portieri Kovar.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren e çekëve, të cilët ngjiten në vendin e dytë në grup me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia kryesuese. Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e tretë me 3 pikë, pas tre ndeshjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë