Ngjarje

‘Sfida e Supermenit’/ Loja e rrezikshme në TikTok, mjekët: Dhjetëra adoleshentë në spital. AMA, apel prindërve

Nga Gazeta Si - Ndërkohë që qeveria vazhdon me konsultimet me prindërit për të mbyllur TikTok-un, një sfidë e re, e rrezikshme, po qarkullon, për të cilën të rinjtë shqiptarë duhet të bëjnë kujdes.

Quhet, “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

@bennetmaximilian Das ende hahaha😭🤧 #superman #supermandance ♬ Watch mee - Sensei

Nga kjo sfidë, dhjetra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda.

Mbi 20 pacientë mbërritën në një ditë të vetme në Spitalin Grigore Alexandrescu në Bukuresht pasi ishin dëmtuar duke bërë këtë trend dhe dy prej tyre iu nënshtruan edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Menaxheri i spitalit Alexandru Ulici tha se prindërit duhet t'u shpjegojnë fëmijëve të tyre se sfida është e rrezikshme pasi ata mund të bien lehtësisht dhe të lëndohen.

@lycapardillopaqui Legit superman😞😂#fyp #superman #trend @Meloy @Momai @Mai Maratas Boroy @𝕾𝖆𝖓𝖈𝖍𝖆𝖎_@143 ♬ Watch mee - Sensei

“Po japim alarmin sepse duket se është një fenomen shqetësues, i rrezikshëm për fëmijët dhe ata mund t’i shkaktojnë vetes lëndime të rënda”, tha Alexandru Ulici.

Ditët e fundit, në TikTok janë shfaqur imazhe që tregojnë adoleshentët duke u hedhur përpara me njërin krah të shtrirë. Në vend që të kapen nga miqtë e tyre, ata lihen të rrëzohen duke shkaktuar lëndime të rënda. Thyerjet kërkojnë një ose dy muaj për t'u shëruar plotësisht, sipas mjekëve.

@uzr.chrispy Super man ahhh jump 🤣#fyppppp#famous ♬ Watch mee - Sensei

Ndërsa origjina e trendit është e paqartë, ai vazhdon të pushtojë platformën, me video virale që tregojnë koreografinë ose të ekzekutuar ose të dështuar.

Për këtë sfidë ka reaguar edhe AMA duke u kërkuar prindërve dhe fëmijëve që të bëjnë kujdes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë