Sipas Bankës së Shqipërisë, Besimi i sektorit të tregtisë dhe shërbimeve u përmirësua ndjeshëm gjatë muajit maj krahasua me muajin prill. Në sektorin e industrisë u përmirësua lehtë, ndërsa në sektorin e ndërtimit shënoi rënie.
Në anketën e Bankës së Shqipërisë mbi Treguesin e Ndjesisë Ekonomike (TNE), përmirësimi i shërbimeve arriti të kalojë mesataren afatgjatë të vendosur nga BSH-ja, për herë të parë pas pandemisë. Sipas BSH-së, kjo është ndikuar nga vlerësimi pozitiv i vetë bizneseve dhe pritshmëritë e larta lidhur me kërkesën. Gjithashtu, numri i vendeve të punës nuk ka ndryshuar, ndonëse pritshmëritë për të janë të ulëta.
Besimi në tregti është ndikuar po ashtu nga vlerësimi pozitiv i vetë bizneseve dhe prishtmëritë e tyre pozitive për vendet e punës në të ardhmen dhe shtimin e porosive.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit lehtë gjatë muajit maj ndikuar nga vlerësimet optimiste të bizneseve për nivelin e prodhimit. Pritshmëritë për porositë në përgjithësi dhe ato nga eksportet, u ulën këtë muaj. Bizneset u shprehën optimiste për rritjen e prodhimit dhe gjendjes së punësimit në të ardhmen.
Besimi në sektorin e industrisë u ul gjatë majit, pas rritjes së ndjeshme në prill, ndonëse vazhdon të jetë mbi mesataren afatgjatë. Niveli i aktivitetit vlerësohet pozitiv, por pritshmëritë për nivelin e punës dhe çmimeve vlerësohen në rënie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.