Gazeta Si – Me nisjen e sezonit turistik për vitin 2023, do të ketë kufizim qarkullimi për disa lloje automjetesh, kryesisht ato me tonazh të lartë.
Më konkretisht, duke nisur nga e enjtja, deri më 15 shtator, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:
– Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;
– Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);
– Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;
– Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;
Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:
– “PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;
– ”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;
– ”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;
– ”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;
– ”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;
– ”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;
– ”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;
– ”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;
– ”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;
– ”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.
Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:
– Të premten, nga ora 15:00-22:00;
– Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;
– Të dielën, nga ora 07:00-22:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



