Anglia, pasi ka arkivuar këtë Premier League të trazuar, ka fiksuar datat e sezonit të ardhshëm 2020/21. Kampionati do të startojë në 12 shtator, edhe për ti lejuar skuadrave që mund të arrijnë në fazën finale të Champions e Europa League, pushimin e nevojshëm në përfundim të sezonit aktual futbollistik.
Për sa i përket merkatos së futbollit, lëvizjet e lojtarëve nisin pikërisht sot për tu mbyllur më pas në orën 23 të datës 5 tetor. Nga 5 tetori, për më tepër, është parashikuar një dritare merkato për shkëmbime mes klubeve të Premier League e atyre të EFL.
Premier League mbylli këtë javë, sezonin e 2019/20 duke përcaktuar edhe verdiktet finale. Nuk kishte asnjë dilemë për dy vendet e para me Liverpool e Man.City që prej kohësh kishin mbyllur llogaritë ndërmjet tyre duke siguruar dy vendet e para. Manchester United e Chelsea, skuadrat angleze që kualifikohen në Champions, pas javës së fundit të Premier League. Red Devils fituan përplasjen direkte në shtëpinë e Leicester: 2-0, me golat e Bruno Fernandes e Lingard. Të katërtët Blues pas 2-0 së arritur ndaj Wolverhampton, jashtë Europa League, ku u kualifikua Tottenham, pas 1-1 në fushën e Crystal Palace.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




