Futboll

Sezoni 2022-23, ekipet e Superiores mësojnë kalendarin të premten

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ditën e premte do të zbardhë kalendarin e kampionatit të ardhshëm të Superiores. Sezoni 2022-23 për kampionatin elitar nis më 20 gusht.

Shorti i kalendarit do të hidhet nesër, në orën 11:00, në amnbientet e stadiumit “Air Albania”, në një nga sallat e konferencave. Dhjetë klubet e Superiores do të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë short.

Foto ilustruese. Logoja e Superiores. Gazeta Si, 14 korrik 2022

Sezoni 2022-23 do të ketë sërish 10 skuadra pjesëmarrëse dhe ato janë: Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia, Teuta, Kastrioti, Egnatia, Bylis dhe Erzeni.

Këtë herë do të jetë një kampionat ndryshe. Për shkak të Botërorit të Katarit dhe ngjeshjes së ndeshjeve të kompeticioneve europiane, kampionati ndërpritet më 14 nëntor dhe rifillon më 15 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë