Kuvendi pritet të mblidhet per pak minuta per sesionin e ri parlamentar.
Rendi i ditës do të jetë miratimi i procesverbalit të muajit të kaluar dhe kalimi i katër dekreteve të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që lidhen me shkarkimin e Elva Margaritit si ministre e Kulturës dhe emërimin e Blendi Gonxhes duke i shtuar në drejtim këtij të fundit edhe një tjetër sektor që i është hequr Ervin Metes, atë të ekonomisë.
Pas kalimit të këtyre dekreteve, Ervin Mete do të mbajë vetëm ministrinë e Financave, ndërsa Blendi Gonxhe do të drejtojë Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Miratimi i tyre nuk pritet të sjellë surpriza sa kohë votimi është i hapur dhe me shumicë të thjeshtë votash Ne fillim te sesionit ishin te pranishem edhe ambasadoret kryesore ne vend si gjerman dhe britanik qe me heret bene thirrje per bashkepunim mes paleve dhe Presidenti i Republikes, Bajram Begaj.
Ndërkohë, grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të vijojë të njëjtën strategji politike si vitin e kaluar edhe pse me një rregullore të ndryshuar të Kuvendit që përjashton deputetin deri në dy muaj nga punimet parlamentare. Gjithësesi asnjë prej tyre nuk ka saktësuar rrugën që do të ndjekin konkretisht edhe pse për këtë çështje ata zhvilluan një mbledhje të gjatë të premten e javës së kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.