Politike

Sesion i ri, histori i vjetër / Kuvendi kalon online komisionet parlamentare  

Një ditë pas fillimit të sesionit të ri parlamentar ku nuk u premtua normalitet, mazhoranca ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një procedure kjo e ndjekur edhe muajt e fundit të vitit të kaluar, ku askush nuk kuptoi çfarë kaloi dhe si.

Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe ai i Veprimtarisë prodhuese do të zhvillohen online.

Pikat kryesore përfshijnë miratimin e  aktit normativ në ligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat”, si dhe “disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Buxhetin e Vitit 2023”, të ndryshuar”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë