Kosova

Sërish shifra të larta në Kosovë, 26 të vdekur me koronavirus në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në Kosovë u regjistruan edhe 26 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste të reja pozitive.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 tamponëve. Shifra prej 1,383, tregon që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886. Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë