Politike

‘Kujt i thua rrugaç ti…’ Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës. Deputeti i PS: Thirrni një ambulancë! Qetësohu se je grua (Video)

Nga Gazeta ‘Si’- Edhe sot Komisoni Hetimor për Shëndetësinë u zhvillua me përplasje të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Fillimisht opozita nuk u lejua nga Garda që të hynte në sallë dhe mbledhja kishte nisur pa deputetët e opozitës. Përplasjet nisën kur Vokshi hyri në sallë dhe i fiku tre herë mikrofonin Ndrecës duke mos e lejuar që të flasë.

Ajo kërkoi të ndalen punimet e Komisionit pasi deputetët demokratë, që janë anëtarë dhe për të cilët ka një vendim përjashtimi nga Sekretariati i Etikës pasi dogjën karriget e Kuvendit, u ndaluan nga Garda e Republikës që të hynin aty.

Momenti kur Garda nuk lejoi opozitën të hynte në sallë

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi:  Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen. 
Plarent Ndreca:  Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi:  Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera. 
Plarent Ndreca:  Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare. 
Albana Vokshi:  Në vend se të mbroni kolegët...
Plarent Ndreca:  Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi:  Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Më pas u përsëritën skenat e ditës së djeshme, ku Vokshi u përplas verbalisht me Plarent Ndrecën, pasi në cilësinë e kryetares ajo kërkoi largimin nga salla të zyrtarit që do të merrej në pyetje për çështjen që është objekt hetimi i komisionit.

Vokshi i kërkoi dëshmitarit Gentian Opre të dalë nga salla. Pas refuzimit, ajo kërkoi ndihmën e Gardës, por megjithatë Garda nuk ndërhyri.

Pasi Deputeti i PS, Ardian Ndreca u shpreh se “nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçe”, Vokshi i hodhi në dysheme mikrofonin.

Debati:

Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?

Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.

Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente

Plarent Ndreca: Na lini të bëjmë mbledhjen

Ilir Metaj: Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë

Albana Vokshi: Ki kujdes me ato që thua

Ilir Metaj: Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq.

Albana Vokshi: Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta

Ilir Metaj: Qetësohu se je grua

Albana Vokshi: Sa me preke ti me këto, ty të njeh e gjithë Vlora!

Mbledhja përfundoi pas tre orësh.

Kryetarja Albana Vokshi dhe deputeti Petrit Vasili u larguan nga mbledhja duke thënë se është e paligjshme që Ndreca të merrte në pyetjet dëshmitarët. Ndreca thërriti dëshmitaren tjetër Mimoza Dhembi por kjo e fundit nuk ishte ende e pranishme. Teksa Vokshi u largua nga mbledhja, Ndreca hodhi në votim ndërprerjen e mbledhjes.

Vetëm me votat e PS dhe pa opozitën në sallë, mbledhja e ndërpre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë