Nga Gazeta Si- 8000 kg speca nga Shqipëria janë bllokuar nga autoritetet e Kroacisë.
Kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preparate bujqësore të ndaluara, Flonicamid, Clorfenapir dhe Tebufenpirad. Sipas njoftimit nga RASFF, risku klasifikohet si serioz dhe sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.
Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve.
Raste të mëparshme ka pasur bllokim të domateve, pjeshkëve dhe mandarina, të gjitha raste të ndodhura këtë vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



