Futboll

Serie A në rrezik, 11 raste të reja dhe një rikthim i Covid-19

Sampdoria, skuadra e Serie A me numrin më të madh të futbollistëve pozitivë në muajin mars, bie sërish në makthin e koronavirus. “ Sampdoria informon se, gjatë kryerjes së testimeve të cilave iu nënshtruan futbollistët, janë shfaqur tre raste të reja pozitivë me Coronavirus-COVID-19 dhe një rikthim pozitiviteti. Aktualisht janë asimptomatik, dhe janë karantinuar, aty ku do të kenë kujdesin e nevojshëm sipas protokollit”, shkruhej në njoftimin e klubit

Në këtë mënyrë klubi dorian bie sërish në makth, pasi mes 12 dhe 14 marsit të kaluar rezultuan pozitivë ndaj tamponit Gabbiadini, Ekdal, La Gumina, Thorsby, Depaoli, Bereszynski, Barreto dhe mjeku i ekipit Amedeo Baldari. Në 20 prill u njoftua se të gjithë të infektuarit ishin shëruar. Në kohën kur po planifikohet rikthimi në seancat stërvitore, rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po japin shenja pozitive.

Kështu, pas rasteve të Torino (1 pozitiv) e Fiorentina (6, nga të cilët 3 janë futbollistë), shkon në 11 numri i futbollistëve që kanë kontraktuar koronavirusin, që kur klubet filluan testimet përpara rinisjes së stërvitjeve të skuadrave dhe në një kohë të dytë edhe të kampionatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë