Futboll

Serie A mund të përfundojë në dy sezone të ndryshme

Italia është ende në emergjencë të plotë prej koronavirusit e qeveria e futbollit po studion hipoteza të ndryshme për të kuptuar kur e si të rinisë kampionatet. “Nuk jam në gjendje të përjashtoj asgjë, as mbylljen përfundimtare të kampionateve. Data 3 prill më duket shumë afër për të rifilluar: mbase në maj” janë fjalët e Gabriele Gravina, numri 1 i FIGC, për Radio Anch’io Sport.

Presidenti federal thekson se “ne përpiqemi të planifikojmë hipotezën më optimiste, pra të përfundojmë kampionatet. Por nuk përjashtoj asgjë, në fakt, kisha përfshirë në hipoteza edhe atë të mos caktimit të titullit dhe të ngrirjes së renditjeve. 3 prilli është një datë shumë e afërt për të rinisur aktivitetet ekonomike, jo vetëm ato sportive. Për këtë arsye kam filluar të flas për majin. Duhet të jemi të përgatitur për çdo lloj hipoteze”.

Pastaj një ide tjetër që praktikisht do të përçante ekipet e Serie A: “Nuk përjashtohet mundësia që kampionati i sotëm të ndahet në dy sezone të ndryshme, me një efekt ‘tërheqës’ mbi sezonin 2020/21”. Dhe në fund për Euro 2020: “Ne do ti kërkojmë UEFA të vlerësojë me kujdes, shtyrja është ideja që duhet ndjekur. Në nëntor apo në 2021? Janë të gjitha ide e refleksione, nesër do ti diskutojmë më mirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë