Futboll

Serie A me dyer të mbyllura deri në Krishtlindje

Serie A, ashtu si të gjithë kampionatet evropiane, po lufton me pasojat e emergjencës koronavirus. Ndërsa diskutohet për rinisjen e mundshme të sezonit, që sipas dekretit të fundit të qeverisë duhet të rinisë pas një muaji e gjysmë, ka shumë tema që duhen diskutuar: nga shkurtimi i pagave, tek kalendari për tu përcaktuar në perfeksion, deri tek kufizimi për tifozët. Kaosi që po shoqëron futbollin, duket se ka të paktën vetëm një (gati) siguri: ndeshjet e Serie A do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në Krishtlindje.

Rreziku koronavirus do të jetë ende i fortë pas një muaji e gjysmë, kështu që për momentin duket e vështirë të hipotezohet një rihapje për publikun para krishtlindjeve. Ideja e Lega A është ajo për të luajtur çdo ndeshje në stadiumin përkatës, por pa publik, siç ndodhi në sfidat e fundit përpara ndërprerjes. Por ekziston edhe hipoteza për të luajtur disa sfida në fushë neutrale: nëse në maj disa zona të kuqe do të mbeten aktive (Lombardia) a të ngjarë që ndeshjet e parashikuara në këto zona të spostohen në fusha të tjera, gjithmonë me dyer të mbyllura.

Kampionati duket se do të vazhdojë pa tifozë të paktën deri në përfundim të vitit kalendarik, me klubet që duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e të ardhurave për shkak të biletave e abonimeve. Për të dhënë një ide për shkallën e humbjeve, vetëm për 12 ndeshjet e fundit e 4 rikuperimet e sezonit në vazhdim, humbja llogaritet mes 75 e 95 milionë euro. Këtyre mund ti shtohen edhe humbjet e muajve të parë të sezonit pasardhës. Në 2021, ndoshta, gjithçka mund të kthehet në normalitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë