Futboll

‘Serie A’ mbyllet në ‘The Cathedral’

Nga Gazeta Si – Pas gjashtë ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet, Milan kërkon të vazhdojë ringritjen sot në mbrëmje, teksa pret në “San Siro” një Fiorentina në krizë, në kuadër të Serie A.

Ndërsa Milan ka rifituar formën nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t, ish-trajneri i tyre – tani në krye të Fiorentina-s, po has vështirësi në aventurën e tij të dytë me “Viola”-t.

Në ndeshjen e fundit para ndërprerjes për kombëtaret, kuqezinjtë kishin mundësinë të distancoheshin nga një rival direkt në “Big4” dhe të regjistronin fitoren e 6 radhazi.

Por ata nuk arritën më shumë se një barazim pa gola në një sfidë mjaft të luftuar ndaj Juventus-it.

Një prej lojtarëve më të qëndrueshëm të Milanit këtë sezon, Christian Pulisic, nuk arriti të shënonte, madje humbi një penallti vendimtare në një ndeshje që përfundoi 0-0.

Megjithatë, Milan ka mbajtur portën e paprekur në 4 nga 6 ndeshjet e Serie A, për herë të parë që nga viti 2006 – si dhe 2 të tjera në Kupën e Italisë.

Një qëndrueshmëri e tillë është karakteristikë e Allegri-t, i cili ka sjellë një impact të ndjeshëm që nga kthimi i tij në Milano këtë verë.

Trajneri i Milan-it ka tentuar të shmangë bisedat rreth një gare për “Scudetto”-n, por pa angazhime europiane dhe me Luka Modric që dirigjon mesfushën, tifozët e “Rossoneri” kanë arsye të ëndërrojnë.

Herën e fundit që Milan nuk humbiste në 6 ndeshje rradhazi në kampionat ishte fillimi i vitit 2024, kur skuadrën e drejtonte ende Stefano Pioli.

Leao vs. Kean

Tani, ata mund ta barazojnë atë rekord duke mposhtur pikërisht ish-trajnerin e tyre këtë fundjavë.

Nga ana tjetër, Fiorentina nuk e ka mposhtur Milanin në “San Siro” prej më shumë se 6 vitesh, duke humbur 4 nga 5 përballjet e fundit atje.

Edhe më shqetësues për ta është fakti që “Viola”-t nuk kanë arritur asnjë fitore pas 6 javëve të para të Serie A, duke regjistruar fillimin më të dobët të sezonit që nga viti 1977.

Me fitoret e vetme në Conference League, Pioli i afrohet ndeshjes së tij të 500-të në Serie A nën presion të madh, dhe spekulimet për një shkarkim të shpejtë po shtohen çdo javë.

Për ironi, trajneri që dikur i solli Milan-it titullin kampion në sezonin 2021/22, tani përballet me klubin që e largoi pa mëshirë.

Sidoqoftë, një detaj që luan në favor të tij është bilanci i ndeshjeve direkte ndaj Allegri-t: 15 fitore kundrejt vetëm 2 humbjeve.

Një tjetër sukses tani do të ishte i jashtëzakonshëm – dhe ndoshta shpëtimtar për stolin e tij.

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Loftus-Cheek, Bartesaghi; Leao, Gimenez

Fiorentina: De Gea; Pongracic, Mari, Ranieri; Dodo, Mandragora, Nicolussi Caviglia, Fazzini, Gosens; Kean, Piccoli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë