Covid tremb tashmë vërtetë Serie A. Pas rasteve të fundit që kanë përfshirë Genoa, Napoli dhe Inter e polemikat e forta mbi Juve-Napoli, është kthyer të mendohet për mënyra alternative për të mbyllur kampionatin në rast emergjence. Objektivi është ai për të shpëtuar futbollin, por edhe për të garantuar 380 ndeshje të një kampionati të rregullt për të përmbushur edhe kontratat e nënshkruara me emitentët televizivë, ose të paktën për t’iu afruar sa më shumë të jetë e mundur atij numri. Ja përse, në zyrat e Lega Calcio është kthyer të flitet për playoff e, sipas Corriere dello Sport, skenarët e mundshëm janë në thelb dy.
Një hipotezë e parë konsiston në një plan që parashikon fundin e rregullt deri në janar e pastaj një fazë kthimi në të cilën klasifikimi do të ndahet në kllapa dhe secila skuadër do të përballej vetëm me ato që i paraprijnë asaj dhe që e ndjekin menjëherë në renditje. Më pas do të vazhdohet me playoff dhe playout për të për të caktuar kampionin, vendet evropiane, renditjen dhe rëniet nga kategoria. Me këtë skemë do të shkurtohen rreth 30 ndeshje.
Alternativa tjetër është ajo e modelit ‘final eight’ që u përdor për Champions League në sezonin e kaluar: ndeshje vajtje ardhje me avantazhin për skuadrat më mirë të renditura në klasifikim (si ndodhi në playoff e në playout të Serie B). E gjithë kjo do të zhvillohet në një vend të siguruar. Pika e dobët e këtij formati, është se do të sillte një shkurtim drastik të ndeshjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




