A kishte bota nevojë për Sezon të dytë te ‘Squid Game’? Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi “Squid Game” të vitit 2021, nuk mendoi kështu fillimisht, pasi kishte ideuar serialin korean si një sezon të vetëm.
Por suksesi është dehës dhe kështu Hëang ka gjetur diçka të re për të bërë me Seong Gi-hun të Lee Jung-jae (a.k.a. Lojtari 456) dhe ishullin sekret ku shpirtrat e pafat vriten në emër të argëtimit të njerëzve të pasur, nën pretendimin se po luajnë një lojë.
Drama koreane “Squid Game” u shfaq premierë në Netflix në shtator 2021, duke magjepsur audiencën. Që nga premiera e saj “Squid Game” është bërë një ndër serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave në mbarë botën, me një kast fantastik të aktorëve koreanë, të cilët krijojnë aleanca dhe armiq përmes versioneve vdekjeprurëse të “Red Light” dhe lojëra të tjera të komplikuara.
Sezoni i parë u pasua me sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Korenë e Jugut, por edhe në Hollywood.
Sezoni i dytë starton sot në Netflix dhe të gjithë fansat e serialit do mund të shohin të gjitha episodet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.