Filma

Seriali i Netflix ‘The Crown’ ndalon prodhimin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth

Drama fituese e çmimit Emmy e Netflix, The Crown ndërpreu xhirimet e sezonit të gjashtë dhe të fundit të premten, më 9 shtator pas vdekjes së mbretëreshës së Britanisë Elizabeth, një figurë qendrore në serial.

Shërbimi i transmetimit tha se prodhimi u pezullua "si shenjë respekti" për monarken, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare pas 70 vjetësh në fron. Xhirimet gjithashtu do të ndërpriten per cdo serial në ditën e funeralit të mbretëreshës, tha Netflix.

Claire Foy fitoi dy Emmy dhe një Golden Globe për rolin e Mbretëreshës Elizabeth si një grua e re që befas u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare.

Olivia Colman mori rolin në sezonin e tretë dhe të katërt, dhe Imelda Staunton do të luajë Elizabeth në pjesën e pestë, e cila do të debutojë në Netflix në nëntor.

Sezoni i ardhshëm pritet të mbulojë ngjarjet në fillim dhe mesin e viteve 1990, duke përfshirë divorcin e Princit Charles dhe Princeshës Diana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë