Surprizë e hidhur për fansat kinezë të “Friends”, të detyruar të shohin episodet e serialit të famshëm amerikan vetëm pasi këta të fundit kanë kaluar nën kontroll censurën shumë të rreptë, e cila ka ndryshuar disa skena, duke eliminuar ato me përmbajtje LGBTQ dhe duke vënë të tjera në një mënyrë të paktën imagjinative. Sipas “Reuters”, kur disa faqe kineze të transmetimit – duke përfshirë Tencent, Youku dhe Bilibili – filluan të transmetonin episodet e sezonit të parë të “Friends” për herë të parë në vite të premten më 11 shkurt, shumë e kuptuan se disa pjesë ishin të ndryshme nga versioni amerikan dhe shprehën pakënaqësinë e tyre në internet për censurimin.
Konkretisht, ndryshimet u bënë kur Joei (interpretuar nga Matt LeBlanc) sugjeron të shkosh në një klub striptizmi, i cili në platformën Tencent Video është kthyer në “dal dhe luaj”, ndërsa fjalia ku Ross (David Schwimmer) zbulon se gruaja e tij është një lezbike është anuluar fare. Siç u përmend, fillimisht fansat protestuan përmes rrjeteve sociale për ndërhyrjen e censuruesve dhe brenda pak orësh hashtag-u #friendshasbeencensored u bë temë në Weibo, por më pas u zhduk sapo censuruesit kuptuan protestën që po rritej në rrjet.
“Friends” ka shumë fansa në Kinë që e shikojnë serialin në DVD pirate, aq më tepër pasi faqja e transmetimit SOHU TV ndaloi transmetimin e serialit, të drejtat e të cilit kishte fituar, në vitin 2018.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




