Futboll

Seria e re e çështjes Hamraoui, gruaja e Erik Abidal kërkon divorcin

Në fillim agresioni, më pas hetimet dhe tani dyshimet për tradhëti dhe një kërkesë divorci. Ka një kapitull të ri në historinë e lojtares së PSG-së dhe kombëtares franceze, që po merr përmasa më të mëdha.

Kheira Hamraoui, mesfushorja e PSG-së dhe kombëtares së Francës, u dhunua fizikisht në rrugë gjatë javës së kaluar. Policia më pas arrestoi shoqen e skuadrës, Aminata Dialo, e pranishme në momentin e ngjarjes. U fol fillimisht për xhelozi dhe për një sulm të porositur nga Dialo, që kjo e fundit t’i merrte vendin e tiullares shoqes rivale.

Kheira Hamraoui dhe Erik Abidal. Gazeta Si, 19 nentor 2021

Më pas doli se në këtë histori është përfshirë edhe Erik Abidal, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Francës. Për këtë arsye, bashkëshortja e Abidalit, Hayet, ka kërkuar divorcin, i konfirmuar edhe nga avokatja Jennifer Losada, që ka thënë për “Esport 3” se klientja e saj është detyruar nga rrethanat e çështjes Hamraoui.

Dyshimet janë për një lidhje jashtëmartesore mes ish-futbollistit francez dhe lojtares së dhunuar. Një lidhje që ka sjellë reagimin e Dialo dhe tani edhe të zonjës Hayet, e cila ka mbajtur qëndrim menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë