Askush nuk e ka veshur fanellën e Spanjës më shumë herë se Sergio Ramos. 170 ndeshje. Askush në botë nuk ka fituar më shumë ndeshje të ekipit kombëtar sesa kapiteni spanjoll. 127. Me 21 gola për ekipin kombëtar, që kur shënoi të parin, në tetor 2005, në San Marino, vetëm argjentinasi Daniel Passarella e tejkalon atë si mbrojtësi më i mirë në ndeshjet e kombëtares. Kjo pengesë mund të rrëzohet nga Ramos në kualifikueset e Ligës së Kombeve, sepse është vetëm një gol larg barazimit të argjentinasit.

Pasi shënoi në tetë ndeshje nga nëntë me ekipin kombëtar, goli i fundit i Ramos për La Roja daton një vit më parë: shënoi nga një penallti në Bukuresht, duke u ndëshkuar me kartonin e verdhë për mënyrën e festimit. Që atëherë nuk ka shënuar, në katër ndeshjet e fundit. Këto 298 minuta pa gol në kombëtare nuk e eklipsojnë emrin e Sergio Ramos, që kryeson listën e kësaj skuadre të revolucionarizuar.

Me 46 gola në mesin e 24 të grumbulluarve për ndeshjet e shtatorit, kombëtarja spanjolle është me më pak “barut”, në mesin e të mëdhenjve, për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Revolucioni i Luis Enrique ndikon shumë në këto të dhëna. Morata paraqet shifra të mira me ekipin kombëtar (17 gola në 33 ndeshje), por nuk ka qenë në gjendje të marrë një pozicion udhëheqës. Për një kohë të gjatë, prania e tij në ekipin kombëtar ka qenë ecejake.

Pavarësisht se ka Cristiano Ronaldon dhe 99 golat e tij me ekipin kombëtar, Portugalia nuk ekipi që grumbullon më shumë gola nga lojtarët e thirrur për ndeshjet e fundit. 150 golat e luzitanëve mbeten prapa “Djajve të Kuq” (Belgjikës). Me 52 gola për vendin e tij, Lukaku pasohet nga Hazard (32), plus De Bruyne (19) dhe Mertens (38). Rivalja e Spanjës, të enjten në Stuttgart, Gjermania, nuk paraqet një ekuilibër të shkëlqyeshëm: 56 gola në total, me Kroos (17) si shënues. Por Löw ka lënë një pjesë të madhe të ekipit të tij bazë jashtë kësaj liste, përfshirë 13 golat e Gnabry në 13 ndeshje dhe 11 golat e Leon Goretzka në 25 ndeshje.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




