Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se nuk është “e lehtë” të bihet dakord për pjesët kryesore të një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
“Po diskutohen”, tha ai në një intervistë për gazetën Kommersant, shkruajnë mediat e huaja.
Por ai gjithashtu tha: “Nuk është e lehtë të biesh dakord për komponentët kyç të një zgjidhjeje”.
Kjo deklaratë e tij vjen vetëm tre ditë pasi përshëndeti Presidentin Donald Trump, i cili sipas tij, e ka kuptuar më mirë konfliktin dhe arsyet e tij nga çdo lider tjetër perëndimor.
“Kur flasim për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të çdo konflikti, përfshirë konfliktin ukrainas, kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin dhe për të vendosur paqen afatgjatë,” shtoi ai të shtunën.
Kujtojmë se pavarësisht bisedimeve për të arritur një marrëveshje paqeje në luftimet në Ukrainë, 2 ditë më parë Rusia kreu një sulm masiv në qytetin Sumy të Ukrainës, duke vrarë disa persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




