Ne rrjet

Sergei Lavrov në Nju Jork, kërcënime dhe protesta për punimet në OKB

Gazeta Si – Ballë për ballë me Sekretarin e Përgjithshëm António Guterres, presidenca e mbledhjes së martës (25 prill) të Këshillit të Sigurimit dhe asnjë takim me homologun e tij amerikan, Antony Blinken.

Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, zbarkoi mëngjesin e kësaj të hëne në Nju Jork, SHBA, ku do të qëndrojë për dy ditë për të marrë pjesë në punën e organit të Kombeve të Bashkuara.

Edhe para largimit, kreu i diplomacisë së Moskës ngriti zërin për të denoncuar mosdhënien e vizave për gazetarët rusë që duhej ta shoqëronin: “Është një vendim i marrë, por Rusia nuk do të harrojë dhe nuk do të falë”.

Më pas, ai vazhdoi të argumentonte se “Shtetet e Bashkuara nuk respektojnë lirinë e fjalës dhe aksesin në informacion”, ndërsa disa kilometra larg pistës nga u ngrit avioni i tij, reporteri i “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich lëngon në burg.

Më pas, fluturimi i cili, siç donte të nënvizonte zëdhënësja e tij besnike, Maria Zakharova, u ndoq nga mbi 700,000 njerëz në “Flightradar”.

Mbrëmjen e të hënës, Lavrov do të takohet me Guterresin për të diskutuar marrëveshjen për eksportet e grurit ukrainas, e cila do të skadojë më 18 maj dhe mbi të cilën Moska ka bërë një sërë kërkesash për të rënë dakord për një rinovim të mëtejshëm.

Më pas takimi më i diskutuar. Rusia është kryetarja e radhës e Këshillit të Sigurimit për muajin prill.

Lavrov do të kryesojë punën, të cilën përfaqësuesit rusë në Pallatin e Qelqtë kanë vendosur t’ia kushtojnë “multilateralizmit efektiv përmes mbrojtjes së parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.

E njëjta kartë, si të thuash, që mbron parimin e vetëvendosjes së popujve dhe që fton vendet anëtare të “jetojnë në paqe me njëri-tjetrin në marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Fakti që një nga “skifterët” e Kremlinit do të ulet në krye të organit më të rëndësishëm të OKB-së, ka ngjallur shumë polemika dhe protesta: ato ukrainase, mbi të gjitha, me Kievin që ka kërkuar të bojkotojë presidencën ruse. Por edhe të vendeve të tjera, mes të gjithave Shtetet e Bashkuara.

Blinken nuk e pranoi ftesën për të marrë pjesë në punime, në vend të tij do të ulet ambasadorja e OKB-së, Linda Thomas-Greenfield. E cila tre javë më parë nuk mori pjesë në drekën tradicionale të punës të organizuar nga Rusia për inaugurimin e presidencës së saj.

Një diplomat i Uashingtonit, ia besoi faqes “Politico” përshtypjet e administratës: “Ata po tallen me ne: ata po zgjedhin tema që kanë të bëjnë me atë që po bëjnë në luftë dhe duan të ndryshojnë narrativën. Por ne nuk do të biem brenda…”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë