Nga Gazeta ‘Si’ – Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se projektligjet e miratuara së voni për juridiksionin gjyqësor në Kosovë dhe për ta shpallur Kosovën “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” nuk shkelin detyrimet nga dialogu për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Legjislacioni në fjalë synon të mbrojë të drejtat dhe sigurinë shoqërore të popullit serb në Kosovë, në linjë me përkushtimin tonë më të gjera për stabilitet në rajon”, u tha në deklaratën e MJP-së serbe, të publikuar në X.
“Edhe me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, përmes së cilës BE-ja mori rolin si ndërmjetësuese e dialogut, thuhet se dialogu duhet të synojë përmirësimin e jetës së njerëzve. Me masat e propozuara, Beogradi synon të arrijë pikërisht këtë synim: të përmirësojë kushtet e jetesës dhe kualitetin e jetës së serbëve në Kosovë”, u shtua në deklaratë.
Serbia is committed to constructive and open dialogue with all our partners, including the EU, US and the UK, as well as other international partners, and values transparent and public communication in resolving sensitive issues.
— MFA Serbia (@MFASerbia) November 1, 2024
The legislation in question is intended to…
Qeveria e Serbisë njoftoi në fillim të javës se aprovoi një projektligj për, siç e quajti ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, si dhe një projektligj tjetër për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.
Këto projektligje janë kritikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjatë javës, të cilat thanë se ato shkelin qartazi detyrimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve.
MPJ e Serbisë tha se është e përkushtuar për dialog të hapur me të gjithë partnerë e tij ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe BE-në. Ministria e Jashtme serbe, që udhëhiqet nga Marko Gjuriç, u bëri thirrje të gjitha palëve për dialog konstruktiv për të adresuar të gjitha shqetësimet lidhur me legjislacionin e miratuar nga autoritetet serbe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.