Bota

Serbia sulmon sërish paktin trepalësh të mbrojtjes: Nëse nuk është armiqësor, përse nuk u informuam?

Nga Gazeta ‘Si’- Fjalët e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, që garantoi se marrëveshja ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka karakter armiqësor, nuk e kanë qetësuar Beogradin.

Ambasada serbe në Zagreb tha se kishte dëgjuar me kujdes deklaratat e Plenkoviç dhe se mbeteshin të përkushtuar për paqe e bashkëpunim rajonal. Por ajo rithekson zotimin për të mbrojtur me vendosmëri territorin dhe integritetin e Serbisë.

“Nëse kjo marrëveshje është vërtet zakonore dhe jo armiqësore siç pretendon kryeministri kroat, atëherë lind një pyetja, përse nuk u informua apo konsultua Serbia për një çështje që ndër të tjera prek edhe integritetin e Serbisë?”, pohon ambasada në reagimin e postuar në rrjetin social ‘X’.

Ajo shton më tej se marrëveshja shkel frymën dhe kuptimin e Marrëveshjes Nën-rajonale të Kontrollit të Armëve të vitit 1996, e cila synon të ruajë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

“Ne refuzojmë gjithashtu përpjekjet për të paraqitur shqetësimet e justifikuara të Serbisë si ’kërkuese të armikut’. Një qasje e tillë nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë apo bashkëpunimin rajonal”, vijon më tej deklarata.

Marrëveshja e këtij sfondi e cila është e para në rajon, parashikon forcim të kapaciteteve mbrojtëse, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëpunimin në trajnimet ushtarake.

Tri shtetet do të punojnë që të rrisin ndërveprueshmërinë mes ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta dhe do të angazhohen që të luftojnë kërcënimet hibride.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë