Kosova

Serbia: Shqiptarët po avancojnë agjendën e bashkimit, BE hesht

Serbia beson se përsa kohë në Kosovë do të udhëheqë Albin Kurti dialogu mes dy vendeve është i pamundur. Në një intervistë për mediat vendase, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç tha se nuk mund të dialogohet përsa kohë Prishtina nuk zbaton marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe.

Propozimi i serbëve është që kjo bashkësi të ketë kompetenca ekzekutive, një ide që është hedhur kategorikisht poshtë nga Kosova.

Ndërkohë, diplomati serb shënjestroi edhe Bashkimin Europian, që sipas tij po hesht përballë deklaratave dhe planeve “të shqiptarëve për bashkim”.

“Mund të dalloni hipokrizinë kur bëhet fjalë për sfidat në të cilat po përballet Ballkani Perëndimor. Shqiptarët në të dyja anët e kufirit po punojnë për bashkimin, edhe përmes deklaratave, ndërsa Bashkimi Europian hesht, por flet dhe dënon deklaratat për Republika Sërpska në Bosnje”, tha Selakoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë