Kosova

Serbia pretendon që katër serbë janë rrahur dhe arrestuar në veri, Lista Serbe: Dëshmi e dhunës së Kurtit

Nga Gazeta ‘Si’- Autoritetet serbe kanë pretenduar sot që katër serbë në Mitrovicën e Veriut janë rrahur dhe arrestuar nga policia e Kosovës.

Kryeministi i Serbisë Millosh Vuçeviç ndërsa e quajti këtë presion ndaj serbëve, akuzoi autoritetet kosovare.

“Sipas informacioneve që kam, sot në mëngjes kam biseduar me Petar Petkoviçin, tre të rinj të nacionalitetit serb janë rrahur në veri, janë nxjerrë zvarrë nga një ndërtesë. Edhe një i katërt është arrestuar i cili të gjitha këto i ka regjistruar në telefonin e tij”, tha Vuçeviç.

Ngjarjen e ka dënuar edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

“Rrahja brutale dhe arrestimi i tre të rinjve serbë në veri të Mitrovicës është dëshmi e brutalitetit të të ashtuquajturës polici e Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit.

Nuk është hera e parë që ka prova të qarta për brutalitetin e pasardhësve të Kurtit dhe se nuk ka kontroll nga inspektorati i Kosovës dhe as reagimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj represionit institucional të popullit serb”, thuhet në njoftim.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë