Serbia ka financuar së fundmi ndërtimin e një universiteti në pjesën veriore të Mitrovicës. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe ka publikuar sot fotot e nisjes së këtij projekti dhe detajet për ndërtimin e tij.
Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se autoritetet “kanë nisur pastrimin e terrenit dhe prishjen e ndërtesave ekzistuese, pasi në komunën e Mitrovicës ka filluar realizmi i fazës së parë për ndërtimin e një objekti modern të Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”.
Në njoftim thuhet se pas fazës së parë, do të nisë realizimi i fazës së dytë, ndërtimi i objektit, i cili financohet nga Serbia, përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Degët e fakultetit të matematikës, ekonomisë, drejtësisë, shkencave të natyrës do të kenë një sipërfaqe prej 10 mijë e 500 metra katrorësh, sipas kësaj zyre, do të jenë
“Me fillimin e realizmit të këtij projekti ne jemi duke përmbushur premtimin tjetër të dhënë për qytetarët tanë në krahinë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic. Ai tha gjatë një deklaratë në muajin shkur se shteti serb do të ndajë para për ndërtimin e këtij kompleksi. Ky është vetëm edhe një tregues se shteti brengoset për popullin e vet në Kosovë”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkovic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




