Kosova

Serbia i ankohet përfaqësuesit të OKB: Të mos hiqen masat ndaj Kosovës! Regjimi i Kurtit nuk duhet të tolerohet

Nga Gazeta 'Si'-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin për Çështje Politike dhe të Ndërtimit të Paqes, Miroslav Jença sot ka vizituar Beogradin ku është takuar me ministrin e jashtëm serb Marko Gjuriç.

Gjuriç ka kërkuar ndihmë prej tij që të ndikojë që të mos hiqen masat kufizuese ndaj Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se Gjuriç ka pretenduar se roli i Kombeve të Bashkuara në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë është i një rëndësie jetike.

Në këtë kuptim, ai ka shprehur shqetësimin për shfaqjen e tendencave për heqjen e masave kufizuese të vendosura ndaj Kosovës.

“Heqja e mundshme e masave tashmë “shumë të kufizuara” dhe “të pamjaftueshme” ndaj regjimit të Albin Kurtit do të nënkuptonte një pajtim të nënkuptuar me pasojat e agjendës së tij etno-nacionaliste, e cila për gati tre vjet ka qenë fatale për jetën dhe mbijetesën e “popullit serb” në Kosovë”, ka pretenduar Gjuriç.

Ai ka shtuar se regjimi i Albin Kurtit duhet të sanksionohet, jo të shpërblehet dhe të tolerohet për sjelljen e tij të papërgjegjshme.

Kjo, ka pretenduar Gjuriç në propagandën e tij, “do të dërgonte një sinjal shumë të keq për rajonin se aktet e njëanshme, provokuese dhe të dëmshme të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë