Biznes

Serbia gati për fazën e fundit të korridorit Transballkanik. 8.5 mln euro grant nga BE

Operatori i Sistemit të Transmetimit në Serbi, Elektromreža Srbije (EMS) ka përfituar një grant prej 8.5 mln eurosh për ndërtimin e seksionit të katërt në korridorin Tranballkanik. Kjo pritet të përshpejtojë projektin që synon lidhjen e sistemeve energjetike të Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë, BiH dhe Malit të Zi dhe rritjen e tranzitit të energjisë elektrike.

Jelena Matejiç, drejtoreshë e EMS, tha se granti nga Bashkimi Europian në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një hap i madh në zhvillimin e seksionit të katërt të Korridorit Transballkanik për transmetimin e energjisë elektrike.

Korridori Transballkanik, të cilin ajo e quajti më të madhin në historinë e EMS, kap vlerën e 200 milionë eurove, me dy seksione të përfunduara deri më tani, ndërsa ndërtimi i një të treti do të nisë gjatë vitit të ardhshëm.

Seksioni i katërt do të financohet nga kredia e KfW

Seksioni i katërt përfshin ndërtimin e një linje transmetimi ndërlidhëse 400 kV nga nënstacioni Bajina Bašta deri në kufijtë me Bosnjën dhe Malin e Zi. Fillimi i punimeve pritet në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe përfundimi në vitin 2027, tha EMS.

Matejiç theksoi rëndësinë e korridorit për Serbinë, rajonin dhe BE-në dhe përkujtoi se më 30 dhjetor të vitit të kaluar është nënshkruar një marrëveshje kredie për financimin e seksionit të katërt me bankën gjermane zhvillimore KfWnë vlerë prej 30 milionë euro.

Ministrja e Minierave dhe Energjisë Dubravka Gedoviç tha se ndërtimi i seksionit përfundimtar të Korridorit Transballkanik është një hap tjetër drejt rritjes së stabilitetit energjetik dhe sigurisë së furnizimit për qytetarët dhe kompanitë në Serbi.

Korridori Transballkanik është gjithashtu shumë i rëndësishëm për ndërtimin e RHE Bistrica

Sipas Gedoviç, projekti është gjithashtu i rëndësishëm për ndërtimin e hidrocentralit me pompë RHE Bistrica. Ajo njoftoi se janë planifikuar investime shtesë në sistemin e transmisionit – ndërtimi i korridorit Panonian përmes Vojvodinës dhe fuqizimi i rrjetit në pjesën qendrore të Serbisë dhe ndërlidhjet me Bullgarinë dhe Bosnjën./BalkanEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë