Serbia po bën një nga risitë më të mëdha në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Përdorimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë ku operatori i rrjetit Elektromreža Srbije (EMS) të kërkojë nga investitorët, të sigurojnë kapacitet shtesë duke përfshirë bateritë, për ofrimin e shërbimeve të stabilitetit të rrjetit.
E parë si një zgjidhje për ndërprerjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, bateritë po pushtojnë ngadalë rajonin, kryesisht Greqinë dhe Turqinë.
Operatori i sistemit të transmetimit EMS do të duhet të vlerësojë efektin e lidhjes së çdo termocentrali në rrjet, thuhet në dokumentin që ka dalë në konsultim nga Ministria e Energjisë serbe. Kapacitete të tilla mund të jenë burime konvencionale, por edhe kapacitete ruajtëse të energjisë ose burime që fiken dhe ndizet (dispatchable), sipas draftit.
Profesori i Inxhinierisë Elektrike në Beograd, Nikola Rajakoviç thotë se ndryshimet në ligj ishin të nevojshme për shkak të bashkëpunimit të keq ndërmjet aktorëve kryesorë në një kohë kur nevojitej sinergji. Si rezultat, çështjet nuk po zgjidhen, por po grumbullohen aty.
“Është e rëndësishme të theksohet se propozimi nënkupton menaxhimin e bazuar në treg të përgjegjësisë së balancës sepse barra nuk mund të vendoset vetëm mbi ndërmarrjen shtetërore të energjisë elektrike Elektroprivreda Srbije (EPS)”,- shtoi ai.
Futja e një depozite për çdo megavat fuqi të instaluar është një nga opsionet për të sjellë rregull në numrin e madh të kërkesave për lidhje me rrjetin.
Jozyrtarisht, autoritetet po mendojnë të vendosin një detyrim depozitimi prej 20 mijë euro për MW energji të instaluar nga era dhe dielli, zbuloi ai. Një rregull i tillë do të përdorej për përzgjedhjen e projekteve që janë serioze në listën e kërkesave për hedhje në rrjet. Zhvilluesit e një kapaciteti të kombinuar prej 15 GW deri më tani kanë dorëzuar aplikime për hedhje dhe i gjithë sistemi bazohet në termocentrale në funksion me 8 GW në total.
Ai propozon integrimin me sektorët e transportit dhe të ngrohjes për të përballuar kërkesën. “Do të përshpejtonte digjitalizimin e rrjetit dhe do të mundësonte optimizimin e balancimit të prodhimit të ndryshueshëm nga termocentralet e rinovueshme, tha Rajakoviç.
Greqia ka deri tani 1.38 GW kapacitete në bateri, ndërsa Turqia 67.3 GW./Balkangreenenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




