Serbët e Kosovës po dalin masivisht në votimet në Kosovë, duke udhëhequr me numrin më të madh të votave të hedhura deri tani në zgjedhjet e parakoshme.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 32 për qind e votuesve, apo 567.934 qytetarë me të drejtë vote.
Dalja më e madhe është shënuar në Komunën e Zubin Potokut, të Zveçanit dhe Leposaviqit me dalje mbi 60 për qind.
Komuna e Zveçanit, në bazë të këtyre të dhënave, prin me numrin më të madh të votuesve, apo me dalje në zgjedhje deri në rreth 64 për qind, komuna e Leposaviqit, me mbi 60 për qind, Mitrovica Veriore me 66 për qind, Ranillugu me rreth 62 për qind.
Sipas të dhënave të vëzhguesve, pjesëmarrja e qytetarëve të Prishtinës në zgjedhje është 2 për qind më e madhe në krahasim me qytetet tjera.
“Për dallim, në komunat me shumicë serbe dalja ka tejkaluar për 60% mesataren e daljes në nivel vendi”, thotë KQZ-ja në një njoftim.
Mediat në Prishtinë njoftojnë se shumë se 30 autobusë kanë ardhur nga Serbia për votime në Kosovë. Raportohet se disa nga autobusët kanë hyrë në Leposaviq dhe Zveçan ndërsa dy të tjerë në komunën e Mitrovicës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.