Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se bandat serbe kanë rrahur një familje kosovare nga diaspora dhe i kanë vjedhur makinën në Veri të Kosovës.
“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe duke ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, shkruan Bahtiri.
Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.
“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujdesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, ka shtuar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




