Futboll

Sensibilizimi i Partizanit: Së bashku e fitojmë betejën e jetës (video)

Futbolli është ndalur dhe tani flitet vetëm për të ruajtur njëri-tjetrin nga Covid-19, që ka paralizuar jetën e mbarë botës. Edhe klubi i Partizanit i është bashkuar nismës për të sensibilizuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Klubi i kryeqytetit ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, një video sensibilizuese për Koronavirusin.

Nëpërmjet kësaj video të titulluar “Së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës”, Partizani iu bën thirrje të gjithë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mirën e tyre, familjes dhe njerëzve që i rrethojnë.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/214939456552866/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë