Shendet

Sëmundjet kronike të zorrëve prekin edhe shëndetin mendor

Quhen sëmundjet kronike inflamatore të zorrëve, sepse prekin zorrët, por koliti ulçeroz dhe sëmundja e Crohn nuk prekin vetëm zorrët. Siç tregohet nga lista e gjatë e simptomave ekstra-intestinale, këto sëmundje mund të prekin nyjet limfatike në gjoks dhe sytë.


Ndikimi i inflamacionit në fakt mund të shkojë shumë përtej trupit, duke prekur zona të tjera, madje edhe trurin. Kështu është parë shpesh që këto sëmundje të kontribuojnë shpesh në gjenerimin e gjendjes së ankthit dhe depresionit. Të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në efektivitetin e trajtimeve.
Ekspertët në Universitetin Humanitas, në Itali shpjeguan se sëmundjet inflamatore kronike të zorrëve kanë simptoma si, dhimbje barku, ethe, diarre, gjak në jashtëqitje – alternohen me faza të mirëqenies relative, pak a shumë të qëndrueshme te pacientët.

Foto ilustruese-Probleme me zorrët-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-11.07.2022.

Pacientë vuajnë gjithashtu, nga ankthi dhe depresioni.

Nisur nga këto gjetje ekspertët kanë analizuar studimet që tregojnë se ka një lidhje zorrë-tru, që mund të nxisë problemet mendore.
Vjeshtën e kaluar, në një studim të botuar në revistën “Science” tregoi në tru është identifikuar një pengesë të re vaskulare, një lloj porte që normalisht është e hapur dhe lejon një dialog midis trurit dhe organizmit tonë.
“Kjo portë mbyllet përballë rrezikut të inflamacionit të fortë të zorrëve për të parandaluar përhapjen e tij në tru. organizmi ndalon, truri izolohet dhe pëson fenomene ankthi dhe depresioni”, kanë shpjeguar ekspertët.
Mbyllja e kësaj porte, nga e cila në kushte normale kalojnë edhe lëndët ushqyese, sqarojnë ekspertët, do të lidhej me ndryshimin e integritetit të një barriere tjetër, asaj vaskulare. Do të ishte kjo përshkueshmëri e zorrëve për të favorizuar kalimin e baktereve nga mikrobiota e zorrëve dhe molekulat që mund të arrijnë në tru. Sipas ekspertëve kjo do të sillte një rrugë “komunikimi” zorrë-tru një objektiv të mundshëm në zhvillimin e trajtimeve të reja.


Gjithashtu, sepse gjendjet e ankthit dhe depresionit jo vetëm që përkeqësojnë cilësinë e jetës së pacientëve, por mund të ndikojnë edhe në reagimin e tyre ndaj trajtimeve.
Një rëndësi të madhe ka edhe mbështetja psikologjike.
Kjo u shpjegua nga Antonino Spinelli , profesor i Universitetit Humanitas, duke cituar rezultatet e një hulumtimi të fundit i publikuar në Gazetën Britanike të Kirurgjisë.
Një studim i kryer së bashku me Universitetin e Barcelonës, ekspertët vëzhguan se pacientët që vuani nga ankthi dhe depresioni, gjithashtu kishin probleme me shëndetin e zorrëve.
“Është një korrelacion i fortë midis dimensionit psikologjik dhe një dimensioni biologjik të zorrëve. Duke i ditur këto të dhëna ne mund të përshpejtojë dhe mënyrën e trajtimit”, përfundon Sinelli.

Burimi: La Stampa /Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë