Shendet

Sëmundjet e zemrës janë një pandemi me e madhe se sa Covid-19

Sëmundje kardio dhe cerebrovaskulare janë vrasës të fshehtë që mund të shfaqen edhe me pasoja ekstreme pa asnjë lloj paralajmërimi. Në dy vitet e fundit që kur u shfaq pandemia e Covid-19, pjesa më e madhe e vëmendjes shëndetësore është përqendruar në betejën e virusit. Ndërsa të gjithë janë fokusuar tek pandemia e cila padyshim solli shumë shqetësime ka probleme të tera shëndetësore që duhen mbajtur nën kontroll. Ka të dhëna të frikshme se sëmundjet e zemrës janë shkaku i dytë në botë për vdekshmëri. Parë nga ky këndvështrim, sëmundjet e zemrës marrin një rëndësi të veçantë, qoftë edhe kur bëhet fjalë për pandeminë. Njëjtë siç ndodhi me sëmundje të tjera, pandemia ndikoi edhe në kontrollet e trajtimet për këtë sëmundje duke i lënë pas dore.
Platforma “Meridiano Cardio” e Shtëpisë Evropiane Ambrosetti (një firmë këshilluese) solli në vëmendje këtë çështje shpesh të nënvlerësuar gjatë një takimi në OBSH për Sëmundjet Kardio dhe Cerebrovaskulare, duke sjellë të dhëna alarmante. Gjatë pandemisë së Covid-19, vdekshmëria nga sulmi në zemër u trefishua, duke shkuar në 17.3% në 2020 nga 4.1% që ka qenë në 2019.
Gjatë valës së parë 53% më pak pacientë u shtruan në spital për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Kërkesa që vjen nga shumë vende të BE është ajo e një Plani Kombëtar Kardio dhe Cerebrovaskular që deri më tani ka munguar.
"Plani duhet të fillojë nga konteksti epidemiologjik dhe provat shkencore të viteve të fundit dhe duhet të jetë bazuar në dy pika themelore: parandalimi dhe inovacioni teknologjik dhe terapeutik,” thotë Rossana Boldi, eksperte e shërbimeve shëndetësore në Shtëpinë Europiane. Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe gjinia.
"Sulmi në zemër shpesh është një nga shkaqet e para të vdekshmërisë tek gratë. Këto janë gjithashtu patologji të lidhura me moshën, kështu që është e qartë se në një shoqëri si e jona gjithnjë e më shumë drejt plakjes është progresive, ajo do të vazhdojë të rritet. Kjo është arsyeja pse atyre duhet t'i kushtohet vëmendje dhe vendosja e një diagnostikimi të hershëm dhe në kohë është thelbësore. ", tregon Daniela Bianco, kardiologë dhe kryetare e “Healtcare” ne Shtëpia Evropiane.
Ndikimi ekonomik.
Përveç numrave dhe vështirësive për t'iu afruar në mënyrë efektive këtij problemi shëndetësor, ndikimi ekonomik që kanë këto nuk duhet të nënvlerësohet.
"Këto sëmundje, sipas një vlerësimi të bërë disa kohë më parë, midis kostove direkte dhe indirekte kanë një ndikim prej 21 miliardë, përfshirë 16 të kostove shëndetësore direkte dhe 5 miliardë kosto indirekte të shëndetit. Padyshim që këta janë numra që duhen azhurnuar dhe në dritën e Covid-19 ata gjithashtu duhet të rillogariten, sepse shumë nga efektet e Covid janë gjithashtu kardiovaskulare, siç kemi parë tek pacientët që janë prekur nga virusi,” thotë Dr. Bianco.

Teknologjia është një nga zgjidhjet e mundshme.
"Aksesi në teknologji është një nga pengesat për të kapërcyer për shkak të vëmendjes që i kushtohet kostos së secilës teknologji të vetme, sesa përfitimit për rrugën drejt kujdesit", shpjegoi Vito De Filippo i Komisionit të Çështjeve Sociale.
Prandaj është e nevojshme të promovohet një qasje më e madhe në terapitë dhe teknologjitë më inovative, të afta për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit dhe për të krijuar një vlerë më të madhe për sistemet shëndetësore. Kjo sepse teknologjitë inovative ose ilaçet, edhe nëse janë të shtrenjta, mund të çojnë në kursime për shpenzime të tjera.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta: “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë