Ka ndodhur

Selanik, 46-vjeçari shqiptar vret me thikë gruan dhe plagos djalin që tentoi të ndalte

Gazeta Si – Një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë gruan e tij 60-vjeçare në Selanik të Greqisë dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë