Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, thotë se vendi i tij ka treguar përkushtim për dialogun me Kosovën, i cili zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Sipas tij, është e rëndësishme të dihet se çfarë po diskutohet dhe nëse ka kuptim të bisedohet.
Shefi i diplomacisë serbe deklaroi në Radio Televizionin e Serbisë se Serbia do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj siç i quan ai “shtetërore dhe kombëtare”, veçanërisht siç thotë ai kur “është në pyetje Kosova dhe se Beogradi asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje dialogun”.
“Nëse dikush ka treguar përkushtim ndaj dialogut, ne e kemi treguar, këtë e ka treguar presidenti Aleksandar Vuçiç që nga koha kur ishte anëtar i qeverisë, atëherë kryeministër dhe tani kur është president. Është e rëndësishme që kur uleni në tavolinë, të dini se çfarë po diskutohet dhe të dini nëse ka kuptim të bisedoni, apo të largoheni duke u fyer, poshtëruar dhe abuzuar me faktin që jeni takuar”, tha Selakoviç./ Zëri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




